Armando Broja i pa fat, detyrohet të lë fushën në min 32′ ndaj Bournemouth

by jonzefaj

Sulmuesi i talentuar i kombëtares shqiptare dhe skuadrës së Evertonit, Armando Broja, është detyruar të largohet nga fusha e lojës pas një dëmtimi të papritur gjatë ndeshjes së sotme mes Bournemouth dhe Everton.

Broja e nisi sfidën si titullar dhe u detyrua të lë fushën e lojës në minutën e 32-të për shkak të një dëmtimi i cili u zëvendësua nga Dominic Calvert-Lewin.

banner

Ende nuk ka detaje të sakta mbi shkallën e dëmtimit, por stafi mjekësor po punon për të vlerësuar gjendjen e tij. 

Ky dëmtim vjen në një periudhë kyçe për futbollistin shqiptar i cili kishte filluar të rifitonte formën pas një sezoni të vështirë.

Everton përfundoi ndeshjen duke humbur me rezultat minimal 1-0 ndaj Bournemouth në Vitality Stadium me golin e realizuar David Brooks në min 77′.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy