Dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje: Arrestohet 32-vjeçari në Ferizaj

by engel

Një person është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, ku tek i dyshuari 32-vjeçar është sekuestruar një armë zjarri.

banner

“Gjatë zhvillimit të hetimeve nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri ( pistoletë) dhe pasi është intervistuar nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje, me vendim të prokurorit kujdestar është liruar për procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rastin policia e ka cilësuar si “dhunë në familje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy