KQZ certifikon Listën e Votuesve për Zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025: 2 milionë e 75 mijë votues

by engel

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e Listës së Votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për procesin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas kësaj liste votuesish, numri i qytetarëve me të drejtë vote për këto zgjedhje është 2 milionë e 75 mijë e 868 votues.

banner

Anëtari i KQZ-së Arianit Elshani ka thënë se numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës, është 1 milionë e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924.

“Lista përfundimtare e votuesve i është nënshtruar edhe verifikimit. Është një listë që nuk lë as kënd jashtë listës së votuesve, kjo listë është krijuar nga dy data baza. Lista përfundimtare e votuesve është 2 milionë e 75 mijë e 868 votues. 1 milionë e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924”, ka thënë ai.

Po ashtu në këtë mbledhje u mirtaur rekomanidmi rekomandimit për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime, i cili u vendos qe për vend votime në zonat rurale të jetë 999 votues.

Ndërsa në zonat urbar 950 votues në vend votim.

“Numri të jetë 999 votues për vend votime në zonat rurale. Për zonat urban 950 ashtu siç ka qenë në zgjedhjet e më parshme, ky është rekomandimi”, ka thënë Elshani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy