Tre banorë të Antwerpe dhe klienti i tyre serb janë dënuar ditën e sotme deri në 7 vjet burgim për importimin e ngarkesave të kokainës përmes portit të Antwerp.
Katër të dënuarit u zbuluan pas hetimeve të nisura nga hakimi i bisedave në aplikacionin e enkriptuar “Sky ECC” të dërguara në fillim të vitit 2021
Hetuesit përcaktuan se shtetasi serb Petar G. 51 vjec ua përcjell numrat e konteinerëve nën pseudonimin “Pisko” dy burrave nga Antwerp, Dejan T. 38 vjeç dhe Samir Y. 37 vjeç.
Sipas gjykatës, klienti “Pisko” ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me organizatën në Amerikën e Jugut, personat që siguronin që kokaina të përfundonte në konteinerë për në Antëerp. Shokët e tij në Antwerp ishin përgjegjës për ndjekjen dhe dërgimin e mallit.
Të tre anëtarët e grupit komunikuan për konteinerë që u kontrolluan pas mbërritjes në Antwerp dhe Roterdam dhe në të cilat u gjetën një total prej gati 1300 kilogramë kokainë. Më datë 12.02.2021, dogana ka gjetur 387.12 kilogramë. Disa ditë më parë, 920 kilogramë kokainë ishin gjetur në Roterdam në dy konteinerë me kimikate dhe verë kiliane.
Në mesazhe, Petar G. kishte dërguar foto të fuçive me kimikate dhe kishte përmendur gjithashtu verën kiliane si ngarkesë në kuvertë.
Samir Y. dhe Dejan T. ishin gjithashtu në kontakt me shqiptarin Gentjan B. 36 vjec në nëntor 2020. Ai ofroi shërbimet e tij për të organizuar heqjen e 300 kilogramëve kokainë. Prandaj ata u proceduan penalisht edhe për veprime përgatitore. Dejan T. kishte kryer edhe disa transporte të sasive të mëdha të parave cash për llogari të Petar G., gjithsej 196.000 euro, e cila ishte konfiskuar.
Gjykata vendosi se të katër shtetasit e mësipërm janë fajtorë për të gjitha veprat e akuzuara ndaj tyre.