Xumi e vë në vështirësi Eglin duke i shprehur ndjenjat, BBVA

by jonzefaj

Loja me letra anonime shkaktoi diskutime brenda “BBVA”. Xumi ia dedikoi Eglit teksa ndër rreshta i shprehu dashurinë. Ndërsa po qëndron të dy të ulur jashtë, Xumi i thotë dhe njëherë Eglit se e ka përzemër si njeri dhe se do të dëshironte që dhe ajo ta kuptonte sesi ai e sheh atë realisht.

Egli e vënë në siklet, i është përgjigjur duke i thënë se ata kanë ndjenja të ndryshme për njëri-tjetrin dhe se nuk dëshiron të ngarkohet me këtë histori pasi është shumë e ngarkuar emocionalisht.

banner

Ndër të tjera Xumi nuk heq dorë duke i thënë se do të dëshironte 10 sekonda nga ajo që ta kuptonte sesi Egli ishte në sytë e tij.

Pjesë nga biseda:

Xumi: E di sa përzemër të kam?

Egli: E di dhe realisht edhe unë të kam shumë përzemër, thjesht janë të ndryshme si ndjenja.

Xumi: E di çfarë do të doja? Të kisha tre dëshira momentalisht. Mendoje kush mund të ishte njëra prej tyre…

Egli: Tre dëshira?

Xumi: Po. Vetëm njërën mendoje kush mund të ishte për mua. Mendoje…

Egli: Të takoje mamin tënd.

Xumi: Po them në lidhje me ne të dy sepse ajo është gjë tjetër. Kush mund të ishte?

Egli: Është shumë afër mendjes se kush mund të ishte…

Xumi: Ma thuaj

Egli: Që të të jepja një mundësi.

Xumi: Jo. E di kush do të ishte? Të hyje vetëm 10 sekonda tek unë të shikoje si të shoh…

Egli: Xum të lutem!

Xumi: Jo mundësinë sepse kjo është kundër vullnetit të personit kur e thua si dëshirë. Vetëm 10 sekonda. Të shikoje Xumin si të sheh, të merrje mendjen se çfarë mendoj unë dhe të merrje zemrën. Sinqerisht vetëm kaq. Ta merrje zemrën dhe vetëm ta dije çfarë ka përbrenda.

Egli: Të lutem mos ma bëj këtë.

Xumi: Ta them me shpirt, nuk është se kam rënë në dashuri, unë ndjej shumë për ty.

Egli: Të lutem mos më vër në siklet këtu brenda sepse kam shumë ngarkesë për të mbajtur edhe një ngarkesë kaq të madhe. Sepse nuk jam ajo lloj vajze që të them “Ik o vlla, nuk më plas çfarë ndjen ti unë ta kam bërë të qartë kështu po deshe po nuk deshe ik çaj trutë e tua andej.” Nuk jam ky lloj njeriu. Jam shumë empatike si njeri.

Unë e kuptoj situatën por nuk të ndihmoj dot Xum.

Xumi: Nuk po të them më ndihmo.

Egli: Por më vjen keq.

Xumi: Për Zotin kaq do të kisha dashur vetëm 10 sekonda.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy