“Ai ishte i zakonshëm”, SHBA mban ceremoninë mortore të Jimmy Carter

by Nexhat

Në SHBA ka nisur ceremonia funerale gjashtë ditore për nder të ish-presidentit Jimmy Carter, i cili vdiq në moshën 100-vjeçare. Arkivoli i tij, i mbështjellë me flamurin e SHBA-së, ndaloi në qytetin e tij të lindjes, Georgia. Shumë njerëz dolën në rrugë për të parë kortezhin e varrimit. Arkivoli i Carter u soll më pas në Atlanta, ku trupi i ish-presidentit do të qëndrojë deri të martën.

Qytetarët që u mblodhën në anë të rrugës në kortezhin mortor vlerësuan modestinë e ish-presidentit.

banner

“Ai ishte një njeri i mirë, ai ishte një person i zakonshëm. Do të na mungojë”, thanë disa nga të pranishmit.

Presidenti në largim Joe Biden do të mbajë një fjalim. Të ftuarit e pritur përfshijnë të katër presidentët e gjallë të SHBA, Bill Clinton, George W. Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Biden shpalli të enjten ditë zie kombëtare dhe të gjitha agjencitë federale do të mbeten të mbyllura

Flamuri i zisë do të varet gjithashtu në inaugurimin e mandatit të tij të dytë nga Trump më 20 janar, të cilin republikani e kishte kritikuar. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy