Arsenali është ndalur në barazim 1-1 në udhëtim te Brightoni duke bërë një hap mbrapa në luftën për titull të kampionit.
Gjyqtari i ndeshjes, Anthony Taylor akordoi Brighton me një penallti pasi William Saliba u përplas me Joao Pedro
Taylor nuk pati asnjë hezitim dhe PGMOL pretendoi se ishte e mjaftueshme për një penallti
Pas ndeshjes trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta tha se ishte zhgënjyese mënyra se si u akordua penallti.“Është shumë zhgënjyese”.
Tekniku spanjoll tha se nuk ka parë kurrë në karrierën e tij një penallti të tillë.
“Unë kurrë nuk kam parë një vendim të tillë në karrierën time. Unë i pyeta djemtë dhe ata kurrë nuk kanë parë diçka të tillë”, deklaroi trajneri spanjoll