Çështja e Hotel Grandit, Pacolli e quan “vetëngushëllim” deklaraten e ministres Haxhiu

by Nexhat

Çështja e Hotel Grandit në Prishtinë, është rikthyer sërish si temë diskutimi, kjo pasi që biznesmeni njëherit edhe deputeti Behgjet Pacolli njoftoi se ka fituar në arbitrazhin ndërkombëtar ndaj shtetit të Kosovës, pikërisht për këtë hotel.

Sipas tij, vendimi parashikon që Qeveria e Kosovës duhet të rikthejë shumën e paguar nga kompania e tij ndaj Qeverisë së Kosovës.

banner

Pacolli ka shkruar se ky triumf në arbitrazhin ndërkombëtar është një sinjal i qartë se e drejta vonohet, por gjithmonë del në dritë

Pas kësaj pati një reagim nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se Hotel Grand mbetet në pronësi të Republikës së Kosovës.

Ajo ka thënë se “e vetmja gjë për të cilën obligohet Republika e Kosovës, është kthimi i vlerës monetare të cilën Pacolli ia kishte dhënë AKP-së në emër të privatizimit”

Pacolli tha se kompania e tij e fitoi arbitrazhin, Albulena Haxhiu: Grandi mbetet në pronësi të Kosovës, Pacollit do t’i kthehen paratë

Pacolli ka reaguar sërish duke thënë se deklarata e ministres Haxhiu tingëllonte si një formë “vetëngushëllimi”.

“Ministrja e din shumë mirë, që askush në këtë proces nuk ka kërkuar OBJEKTIN nga ju në asnjë moment. Këtë e lexoni edhe në postimin e mëparshëm.  Që nga fillimi i procesit,Mabco ka kërkuar gjithmonë që t’i kthehen fondet e saj,të cilat janë përvetësuar në mënyrë të jashtëligjshme dhe asgjë tjetër”, ka shkruar Pacolli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy