Dhjetëra shpendë të ngordhur janë konstatuar në plazhin e vjetër në Vlorë pasditen e të shtunës. Specialistët e veterinarisë kanë marre mostra me qëllim kryerjen e analizave.
Shpendët e gjetur të shtunën në plazhin e vjetër në Vlorë dyshohet të kenë ngordhur nga gripi
Pas njoftimit të banorëve të zonës specialistë të shërbimit veterinar kanë marrë mostra dhe i kanë dërguar për analiza në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Tiranë
Përgjigjja pritet të dalë pas tre ditësh.
Për të eliminuar përhapjen e gripit shpendët janë asgjësuar.
Ndërkohë rreziku i kalimit të virusit tek njerëzit sipas specialistëve është i ulët. Transmetimi ndodh nga kontakti me shpendët e sëmurë./abcnews/