Dosja Partizani/ Berisha nesër përballë SPAK

by Nexhat

Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK për të tretën herë pas vënies nën hetim për privatizimin e klubit sportiv, Partizani në Tiranë.

Ndryshimi është se të hënën në orën 10:00, ai do të shkojë, jo më për t’u marrë në pyetje, por në bindje të urdhrit të gjykatës që i ka caktuar atij masën e detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

banner

Apeli I GJJKO teksa shqyrtoi kërkesën e SPAK për rikthimin e Berishës sërish në arrest shtëpie, caktoi ndaj tij masën detyrim paraqitje.

Ky vendim e detyron kreun e PD të përballet dy herë në muaj me Prokurorinë, përkatësisht, të hënën e parë dhe të fundit të muajit.

Po nesër Sali Berisha do te presë vendimin e rëndësishëm, atë të vetë fatit të dosjes Partizani nëse do t’i nënshtrohet apo jo gjykimit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy