Flick thyen heshtjen dhe flet pasi La Liga ka bllokuar regjistrimin e dyshes Dani Olmo – Pau Victor

by Nexhat

Dani Olmo dhe Pau Victor janë dy lojtarët me vëmendjen më të madhe për momentin në Spanjë, jo për gjërat që kanë bërë në fushë, por për jashtë fushës.

Barcelona nuk po mundet t’i regjistrojë dy lojtarët e saj për shkak të problemeve financiare.

banner

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka treguar qëndrimin e tij që Dani Olmo dhe Pau Victor nuk mund të regjistrohen në kohë nga Barcelona 

“Po Dani Olmo dhe Pau Victor jashtë fushës? Të gjithë duan që ata të kthehen”.

“Jam i bindur se klubi do të arrijë të regjistrojë Olmon. Kam folur me Danin dhe ai më tha se dëshiron të luajë vetëm për Barcelonën”, tha Flick.

“Ne kemi qenë të përqendruar dhe nuk mund të bëjmë asgjë për pjesën tjetër”, deklaroi trajneri gjerman.

Barça tashmë ka konfirmuar se do ta çojë çështjen në gjykatën spanjolle pasi La Liga dhe Federata Spanjolle e Futbollit bllokuan regjistrimin e lojtarëve.

Blaugranët mbeten me shpresë se të dy mund të regjistrohen në kohë për të luajtur në Superkupën e Spanjës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy