Kosova e ka humbur edhe ndeshjen e tretë në turneun ndërkombëtar të hendbollit “Yelloë Cup” që u mbajt prej të premtes deri të dielën në Ëinterthur të Zvicrës.
Të dielën Kosova u mposht 28:25 nga Italia. Italianët u shkëputën vetëm në minutat e fundit të ndeshjes së barabartë.
Gjatë ndeshjes edhe Kosova ishte epërsi prej tri golave, ndërsa pas pjesës së parë ka udhëhequr 15:13.
Kosova është mposhtur dukshëm më thellë nga Holanda e Zvicra.
Leonard Gegaj e Drilon Tahirukaj ishin më efikasët te Kosova ndaj Italisë. Gegaj i shënoi pesë gola nga gjashtë tentime, ndërsa Tahirukaj i kishte pesë gola nga tetë tentime.