I ndaloi fëmijët për ta takuar Drenushën, flet Atilla: Nuk ia mohoj nënën, por nuk i lejoj të shfaqen në spektakël

by Nexhat

Atilla Kardesh ka qenë i ftuar sërish në Big Talk, ku ka folur për të gjitha situatat e fundit që kanë ndodhur.

Ai ka sqaruar deklaratën e nënës së Drenushës, e cila tha se ka qenë ish-banori që nuk i ka lënë fëmijët për ta takuar atë

banner

I njëjti tregon arsyen se përse nuk ka dashur që t’i sjellë në Big Brother, duke theksuar se nuk ia mohon nënën atyre.

Foto: Screenshot/YouTube

Deklarata e plotë e Atillës:

“Reagimi i Drenushës, çka do të bëjë ajo tjetër. Unë nuk e mohoj nënën as nuk i ndali fëmijët prej nënës, as një fjalë të keqe nuk e them për të. E kundërta është, unë e kam prind obligative me i mbrojt fëmijët. Nuk bihet fëmija në 11 e g 30 të natës.

Problemi është te produksioni. Është zgjedhja e saj që ka qëndruar brenda. Fëmijët nuk i sjell në Prime.

Vendimi është marrë që në fillim. E kam diskutuar me të gjithë. Drenusha nuk më ka treguar që do të hynte në Big Brother. Unë nuk i lejoj as Prime-t me i shikuar.

Nuk është se nuk i ekspozoj unë fëmijët, i kemi rrjetet sociale e kemi jetën tonë, por tani aty nuk kam pasur dëshirë”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy