Liverpooli është në prag të kompletimit të marrëveshjes së parë të janarit, sipas Fabrizio Romanos, i cili sugjeron se të gjitha dokumentet janë nënshkruar para kësaj lëvizje.
Mes thashethemeve për të ardhmen e Trent Alexander-Arnold, i cili po vazhdon të lidhet me një transferim tek Real Madridi, duket se Liverpooli ka punuar për largimin e një lojtari tjetër.
Që prej fillimit të sezonit 2024/2025, Marcelo Pitaluga ka qenë në huazim tek ekipi skocez Livingston pas dy periudhave të mëparshme si huazim tek Macclesfield dhe St Patrick’s Athletic.
Marcelo Pitaluga
Portieri 22-vjeçar i cili iu bashkua Liverpoolit nga Fluminense në tetor të 2020 për 1 milionë euro, ishte vlerësuar lartë pasi ndihmoi Brazilin të fitonte Botërorin e grupmoshave U17.
Por me bisedimet në një fazë të avancuar, duket se Pitaluga do të largohet nga ‘Anfield’ pa bërë asnjë paraqitje për ekipin e parë. Ai ishte ftuar në ekipin e parë nga Jurgen Klopp në shtatë raste, por nuk kishte marrë asnjë minutë.
Mëngjesin e së dielës, Fabrizio Romano postoi një përditësim sa i përket të ardhmes së Pitalugas.
“Liverpooli dhe Fluminense nënshkruan të gjitha dokumentet për portierin Marcelo Pitaluga që të rikthehet në Brazil”, ka shkruar Romano në X