Kryepeshkopi i Shqipërisë me urgjencë në spitalin e Athinës, në gjendje kritike për jetën

by Nexhat

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos, është shtruar në spitalin “Evangelismos” në Greqi. Ai u transportua me avion nga Shqipëria mesditën e së premtes drejt Athinës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas asaj që raporton “Protothema”, shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.

banner

Para shtrimit në spital në Evangelismos, hierarku 95-vjeçar, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të një viroze. Ai u shtrua fillimisht në Tiranë. Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy