50
Marshi manual është diçka që “vdes”.
Kërkesa në rënie dhe rregulloret më të rrepta të emetimeve kanë detyruar dhjetëra prodhues të automjeteve të heqin dorë nga ndërruesi manual i shpejtësive gjatë viteve të fundit.
Dhe ky vit nuk është ndryshe.
Disa vetura hatchback, një pjesë e vogël sedanësh dhe madje edhe një kamionçinë humbën ndërruesin e tyre me gjashtë shpejtësi për vitin 2025.
Në mesin e këtyre veturave hyjnë: Honda Civic Hatchback, Jeep Gladiator, Kia Forte, Mini Cooper, Volkswagen GTI, Volkswagen Golf R dhe Volkswagen Jetta.