Vrasja në Shkodër, flet babai i viktimës: Djalin e kam rritur pa bukë

by Nexhat

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm Shkodrën. Një person është gjetur i vrarë në Postribë. Trupi i pajetë është gjetur nga banorët e zonës.

Viktima është 33-vjeçari Ramazan Mataj. Trupi i pajetë ndodhej brenda një automjeti në fshatin Dragoç.

banner

I ati i viktimës, Fatmir Mataj ka deklaruar se “nuk e di arsyen e vrasjes së djalit. Djali im nuk kishte probleme me persona të tjerë. Djali nuk kishte probleme, është rritur pa bukë e me shumë vështirësi” tha ai.

Policia ka ngritur grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy