Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se do të dëshironte të merrte pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump më 20 janar, por vetëm nëse merr një ftesë nga Trump.
“Do të doja. Sigurisht që do të mendoj se çfarë po ndodh atëherë në luftë, sepse ka momente vështirësish, përshkallëzimi e shumë raketa”, tha Zelensky, transmeton Telegrafi.
Por sinqerisht, nuk mund të vij, veçanërisht gjatë luftës, nëse presidenti Trump nuk më fton personalisht. Nuk jam i sigurt se është e duhura për të ardhur, sepse e di që në përgjithësi, udhëheqësit, për disa arsye, zakonisht nuk ftohen në inaugurimin e presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shtoi presidenti ukrainas.
“Unë e di se ka udhëheqës që thjesht mund të vijnë, duan të vijnë dhe do të vijnë. Dhe unë e di temperamentin e disa prej këtyre njerëzve – ata mund të vijnë sipas gjykimit të tyre. Kjo është shumë, shumë e vështirë për mua. Unë jam ai lloj personi që nuk mund të vijë pa ftesë. Ky është Putin – nuk e ftuam ne, ai erdhi tek ne. Dhe unë – nuk mund ta bëj këtë”, tha ndër tjera Zelensky
Ai vuri në dukje se ka disa çështje sigurie dhe se SHBA-ja duhet t’i sigurojë atij siguri, megjithëse ai nuk i dëshiron ato.
“Unë nuk dua të shqetësoj askënd dhe t’i bëj dikujt probleme me mua. Dhe kjo është arsyeja nëse ai më fton, unë do të vij. Me kënaqësi. Me gruan time, sigurisht, dhe mendoj se është e rëndësishme”, theksoi për fund presidenti ukrainas.