Berisha: Rama kërkon të “varë” në litar TikTok-un për shkak se platforma ka përdorim masiv. Akt i rëndë ndaj fjalës së lirë!

by Nexhat

Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama pasi kreu i qeverisë njoftoi në fund të vitit të kaluar se rrjeti social TikTok do të mbyllet në javët e para të 2025-ës

Berisha tha kryeministri është “armik i fjalës së lirë”, ndërsa shtoi se Rama po e mbyll për shkak të përdorimit masiv që ka platforma. Sipas tij, kreu i qeverisë kërkon të “varë” në litar TikTok-un

banner

“Miqtë e mi!

Ndofta asnjë komb nuk ka paguar çmim më të lartë se sa ne për fjalën e lirë.

Dy gjëra duhet të ndihemi krenar. Ato kodet tona të lashta, pavarësisht me të themi, me ngurtësinë e tyre, por ato kanë qenë më të hekurta se të gjitha ligjet për fjalën e lirë.

Lajmësi nuk preket dhe kjo shekuj më vonë është sanksionuar në nenet e Kushtetutës Amerikane.

Së dyti, asnjë komb tjetër nuk ka sakrifikuar për fjalën e lirë, sa kemi sakrifikuar ne shqiptarët në diktaturë.

Karl Jasper shkruan tek ‘Faji gjerman’ se në vitet e luftës në regjimin e Hitlerit, të pretendoje     për të bërë opozitë, duhej të hapje varrin me duart e tua.

Ju garantoj se ky rregull ishte pothuajse identik edhe në Shqipërinë e Enver Hoxhës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy