Kryetari i KQZ-së: Më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës

by Nexhat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas këtij shorti, Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit do ta ketë numrin 118, Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotime do ta ketë numrin 131, Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë numrin 124, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës së bashku me partnerët e koalicionit mbajnë numrin 137, Koalicioni për Familjen do ta ketë numrin 129 në fletëvotim.

banner

Gjatë ceremonisë, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka thënë se gjithçka ka shkuar siç është planifikuar dhe se KQZ-ja sipas tij do vazhdoj me aktivitete në lidhje me fushatën zgjedhore.

Sipas tij, nga 9 janari qytetarët jashtë Kosovës që janë regjistruar do mund të votojnë subjektet e tyre favorite.

“Që nga mesi i muajit gusht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar përgatitjet intensive për organizimin e këtyre zgjedhjeve dhe deri më tani shumë nga aktivitetet e planifikuara zgjedhore janë kryer dhe të tjera janë duke u zhvilluar. Edhe ngjarja e sotme është e rëndësishme pasi i paraprin disa aktiviteteve tjera zgjedhore siç është miratimi i përmbajtjes së dizajnit dhe të fletëvotimit të zgjedhjeve. Pasi KQZ të miratoj fletëvotimin e zgjedhjeve më 9 janar do të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës ndërkaq me 11 janar subjektet politike do të fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy