Memli Krasniqi: Numri 131 na bashkon në vizionin për një Kosovë ma të mirë

by Nexhat

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojë me numrin 131.

Pas hedhjes së shortit zyrtar nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi është shprehur se 131 është numri i fitores, i besimit dhe i të ardhmes.

banner

Krasniqi, në një postim në Facebook, ka thënë se PDK me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën, dhe listën e kandidatëve për deputetë, është e mobilizuar dhe e gatshme për fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Numri 131 na bashkon në vizionin për një Kosovë ma të mirë. Me punë të palodhshme, përkushtim të madh dhe kompetencë të dëshmuar, bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo qytetar. Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy