MITROVICË/ Hamza e Kastrati përurojnë objektin e ri të QKMF-së

by Nexhat

Objekti i Qendrës Kryesore i Mjekësisë Familjare në Mitrovicë u përurua sot.

Shiriti e këtij objekti e prenë dy investitorët që e përkrahën financiarisht këtë projekt, pra kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe donatori Halil Kastrati, njofton Klankosova.tv.

banner

Sipas gazetares Bardha Shala, pas prerjes së shiritit, si Hamza ashtu dhe Kastrati mbajtën nga një fjalim, ku u shprehën tejet të kënaqur që mundësuan hapjen e këtij objekti, i cili për qytetarët e Mitrovicës do të jetë shumë i nevojshëm.

Ata u shprehën se ndërtesa e QKMF-së është ndër objektet më unike dhe më të mëdha në Ballkan, i cili do t’i ofrojë shërbimet e nevojshme shëndetësore për qytetarët e Mitrovicës dhe jo vetëm.

Për detaje shtesë, klikoni në videon e mëposhtme:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy