Plani i tranzicionit të FSK-së: Nis gjenerimi i opsioneve për ndërtimin e flotës ajrore

by Nexhat

Ministria e Mbrojtjes thotë se ka filluar me gjenerimin e opsioneve për ndërtimin e flotës ajrore.

Në një përgjigje për KALLXO, kjo Ministri deklaroi se një gjë e tillë ka ndodhur sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.

banner

Megjithatë, në këtë fazë, nga Ministria nuk kanë pranuar të ndajnë më shumë detaje.

“Sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit këtë vit fillon faza e tretë, ajo e ndërtimit të kapaciteteve të flotës ajrore dhe në përputhje me këtë Plan kemi filluar me gjenerimin e opsioneve. Që në këtë fazë detajet nuk mund t’i ndajmë me publikun.” – tha këshilltarja për media e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në forcë me kapacitete ushtarake ka hyrë në vitin e shtatë të Planit dhjetëvjeçar.

Procesi i transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës nisi në dhjetor të vitit 2018, kur Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore për ta ndryshuar mandatin e FSK-së. Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet, deri në vitin 2028

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, e cila po ashtu ka nën menaxhim Forcën e Sigurisë së Kosovës, është rritur dukshëm nga viti në vit. Për vitin 2025 ka një rritje prej 55 milionë euro më shumë, krahasuar me vitin e kaluar.

Për sivjet, janë projektuar 208 milionë buxhet për këtë Ministri. Ndërsa, për vitin 2024 ishin ndarë gjithsej 153 milionë euro.

Përndryshe, në vitin 2024 buxheti i tërësishëm i Kosovës ishte 3 miliardë e 314 euro, kurse 3 miliardë e 212 milionë euro në vitin 2023. Ndryshe prej rritjes 100 milionëshe që ndodhi në vitin 2024, rritja për vitin 2025 do të jetë 294.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 27.11.2024 në Ditën e Forcës ka nënshkruar Vendimin për Themelimin e Komisionit Ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjen e procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës së municionit dhe për laboratorët për dizajnimin e fluturakeve pa pilotë

“Një Ushtri që për një kohë aq të shkurtër është armatosur kaq shumë sa kjo e jona, ka nevojë për ta siguruar dhe garantuar operancionalitetin e plotë dhe qëndrueshmërinë tërësore. Andaj, me sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake.” – ka thënë Kurti.

Bazuar në zotimin e vitit 2013, të nënshkruar mes institucioneve të Kosovës dhe NATO-s, ish-kryeministri Hashim Thaçi e kishte siguruar NATO-n se FSK-ja nuk do të shkojë në Veri – pa pëlqimin paraprak të KFOR-it.

Për këtë zotim ka reaguar disa herë kryeministri aktual Albin Kurti, megjithëse edhe ai i është përmbajtur së njëjtës ujdi deri më tani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy