Muaj më parë Policia e Kosovës përmes prokurimit pati bërë kërkesë që zyrtarët e saj të furnizojë me pizhama e çorapë.
E njëjta kërkesë është refuzuar ditë më parë nga ana e prokurimit, pasi sipas tyre nuk përmbush një nga dispozitat ligjore.
Për të njëjtin tender qenë planifikuar të ndahen hiç më pak se 465 mijë euro.
Në njoftimin e shpallur muaj më parë, po ashtu është treguar se furnizimi është ndarë në katër grupe.
“Grupi 1. Furnizim me pizhama dimri për zyrtarët policorë. Grupi 2. Furnizim me çorape për zyrtaret policorë. Grupi 3. Furnizim me pizhama termike. Grupi 4. Furnizim me çorape termike”.
Tutje, në njoftimin për anulimin e këtij tenderi bëhet me dije se dy operatorë ekonomikë kanë dorëzuar ofertën e tyre për të pajisur./IndeksOnline