Zbulohet çfarë shkroi Berisha te procesverbali i detyrimit për paraqitje

by Nexhat

Sali Berisha akuzoi Altin Dumanin se po bashkëpunon me socialistët dhe krimin, për t’i mbyllur gojën opozitës para zgjedhjeve të 11 majit.

Këtë mendim të tij, Berisha e shkroi edhe në dokumentin e plotësuar të hënën paradite në Gjykatën e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë së miratuar ndaj tij, “detyrim paraqitje”.

banner

“Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria në kundërshtim me kushtetutën kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre. Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin si një organizatë kriminale”, shkroi Berisha me shkrim dore në procesverbalin e nënshkruar prej tij.

Zbulohet çfarë shkroi Berisha te procesverbali i detyrimit për

Në vizitën e detyruar në SPAK, Berisha u shoqërua nga disa dhjetëra mbështetës të cilët brohorisnin teksa ai futej brenda godinës dhe kur doli prej saj. Pasi plotësoi procesverbalin, veprim që duhet ta bëjë dy herë në muaj, Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj SPAK dhe socialistëve

“Siç e dini organizata kriminale SKAP kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berishës t’i rikthehet arresti në shtëpi, për shkak se jo se prish provat, jo se kanë asnjë fakt, por sepse ka sulmuar gjykatësit e prokurorët. Ky është një moment kritik, kur këta kriminelë që flenë mbi dosje duan të bëhen xhelatë të fjalës së lirë. Unë do t’i sulmoj ata që bashkëpunojnë me krimin. Unë do të faktoj sesi Dumani fle mbi dosje krimi. Altin Dumani është kryekriminel elektoral sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimeve elektorale. Unë gjeta McGonigal që po i bënte kurs Dumanit. Dhe ai i thoshte në këtë mënyrë duhet të veprosh. Gjeta Lali vjedhësin që po rrihej me kolegët. Thërrisni Ajolën, por jo Lindën. Gjeta Ulusiun, po zihej me Dumanin për çantën Louis Vuiton. Pasi Ulusiu pasi ka marrë një sasi parash kërkon një çantë të shtrenjtë. Aty i gjeta këto. Unë gjeta raftet me 130 milionë euro të djegësit të Tiranës që po i ndanin me njëri-tjetrin. Gjeta paratë e sterilizimit që kishin arritur aty. Do të jap dokumente se këta janë një organizatë kriminale”, tha Berisha.

Ai shtoi se masa e sigurisë do ta ndihmojë të shtojë mbështetjen e qytetarëve, sipas tij, ashtu siç ndodhi me Donald Trump në SHBA. “Kjo masë sigurie do të më shtojë shumë vota. Këtë qëndrim mbajtën sorosianët ndaj Donald Trump, por kombi vendosi. Nëse një prokuror merr dosjen e krimit dhe bën gjithçka për ta mbyllur atë, ai bashkëpunon me të. Në dosjen Toyota Yaris, ndodhi akti më i shëmtuar

Ne i kemi denoncuar këta për shpifje, manipulime dhe falsifikime në Prokurorinë e Tiranës, por pa bërë asnjë njoftim, u dërguan në SPAK, por çështja e mbyll dhe këtë ne do ta çojmë në gjykatë, do t’i ndjekim të gjitha instancat. Aty ku nuk funksionon drejtësia ka një prokurori publike. Rama tha se i ka përdorur EncroChat. Janë të identifikuara 73 aparate në Këshillin e Ministrave. Falënderoj SKAP-in që më dha mundësinë të fillojë publikimin e dokumenteve te dera e tij”, u shpreh Berisha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy