BB: Kosovës i duhen 4.5 miliardë euro për eliminimin e përdorimit të qymyrit- shumë e frikshme për një ekonomi të vogël

by Nexhat

Agjencia e lajmeve Reuters i ka kushtuar një artikull të veçantë çmimeve të energjisë në Evropë dhe Ballkan, përfshirë Kosovën.

Reuters shkruan se Kosova, e cila gjeneron më shumë se 90% të energjisë së saj nga qymyri, po përpiqet të arrijë hapin me pjesën tjetër të Evropës në instalimin e më shumë burimeve të rinovueshme.

banner

Por duke u bazuar në raportin e Bankës Botërore, mediumi vlërëson se Kosovës ky tranzicion, eliminimi i plotë i përdorimit të qymyrit, t’i kushtojë plot 4.5 miliardë euro

“Një shumë e frikshme për ekonominë e vogël”, shkruan Reuters.

“Në dhjetor, ajo nisi një ankand për të instaluar 100 MË kapacitet të erës. Por Banka Botërore vlerëson se asaj i nevojiten 100 herë më shumë – të paktën 10 gigavat kapacitet të ri – për të përmbushur objektivin e saj për eliminimin e përdorimit të qymyrit deri në vitin 2050.  Ky tranzicion vlerësohet t’i kushtojë Kosovës 4.5 miliardë euro, një shumë e frikshme për ekonominë e vogël”.

Reuters përmend edhe importin e rrymës në Evropën Juglindore dhe në Ballkan.

Henning Gloystein, kreu i energjisë, klimës dhe burimeve në Eurasia Group, vlerëson se Evropa Juglindore dhe Ballkani kanë mungesë të ndërlidhjeve (elektrike).

:Sa herë që ka mungesë të energjisë dhe prodhimi i burimeve të rinovueshme është i ulët, ata luftojnë për të importuar vëllimet e nevojshme,” tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy