“Çka ka ofru ky për katër vite? – Tallje me qytetarët e Kosovës” – Sokol Havolli për Kurtin

by Nexhat

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës në listën e LDK-së, Sokol Havolli, tha se Qeveria Kurti është tallur për katër vite në pushtet me qytetarët e Kosovës.

Sipas Havollit, Qeveria aktuale po manipulon me të kaluarën

banner

“Po flasim për një qeveri që i ka pas katër vite të plota në pushtet dhe që ende vazhdon me u marrë me të kaluarën. Duhet me ja bo këtyre një pyetje kallxoni çka keni bo vetë? Po manipulon me të kaluarën dhe qytetari i Kosovës duhet me ja bo pyetjen vetës çka ka ofru për katër vite (qeveria Kurti)?”, tha Havolli në Pressing, transmeton Express.

“Është tallje me qytetarët e Kosovës, për gjithë narracionin dhe propagandën është tallje me qytetarët e Kosovës dhe kundrejt kësaj tallje ne kemi vendos me u përgjigj me programin që e kemi publiku para një viti dhe me listën që e kemi publiku të parët”, shtoi ai.

“Nuk duhet të merremi me këto tallje”, tha ai për pushtetin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy