Festa e Krishtlindjeve Ortodokse shkaktoi ‘kaos’ në rrugët e qytetit të Bujanocit.
Kjo është bërë e ditur nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, i cili tha se serbët lokal bllokuan rrugët kryesore të qytetit të Bujanocit gjatë festimeve të tyre për festat ortodokse, transmeton lajmi.net.
“Gjatë ditës së djeshme serbët lokal e bllokuan rrugën kryesore të qytetit të Bujanocit për të “festuar” festën e tyre, madje nga videot e publikuara shihet se ata dëshironin të hynin në Komunë, si bandit”, shkruan ai.
Lutfiu tutje potencon edhe rastet kur shqiptarët janë dënuar për festën e flamurit në një paradë të organizuar në qendër të qytetit
“Vitin e kaluar janë dënuar motoristat shqiptarë të Komunës së Bujanocit për shkak që me rastin e 28 nëntorit bën një paradë në qendër të qytetit”, ka shkruar ai.
Ish koordinatori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc thotë se ky është presion e trysni ndaj qytetarëve shqiptarë në qytetin e Bujanocit.
“Pak ditë më parë u ftova në stacionin policor për të dhënë intervistë lidhur me “uzurpimin e pronës publike”(vendosjen e dy bilbordeve të protestës së organizuar në Bujanoc). Kësaj nuk mund t’i thuhet ndryshe pos, zullum. Të gjithë bashkëqytetarëve tanë që e festuan me maturi festën e Krishtlindjeve ortodokse, ja uroj festën. Shëndet e mbarësi”, shkruhet tutje në postimin e Nevzad Lutfiut.
Reagimi i plotë:
Gjatë ditës së djeshme serbët lokal e bllokuan rrugën kryesore të qytetit të Bujanocit për të “festuar” festën e tyre, madje nga videot e publikuara shihet se ata dëshironin të hynin në Komunë, si bandit.
Ndaj këtyre veprime sigurisht se nuk do të niset asnjë procedurë sepse në pyetje janë serbët.Në vend që shteti të kujdeset për rend dhe ligj, këtu shteti i motivon huliganët.
Vitin e kaluar janë dënuar motoristat shqiptarë të Komunës së Bujanocit për shkak që me rastin e 28 nëntorit bën një paradë në qendër të qytetit
Pak ditë më parë u ftova në stacionin policor për të dhënë intervistë lidhur me “uzurpimin e pronës publike”(vendosjen e dy bilbordeve të protestës së organizuar në Bujanoc).
Kësaj nuk mund t’i thuhet ndryshe pos, zullum.
Të gjithë bashkëqytetarëve tanë që e festuan me maturi festën e Krishtlindjeve ortodokse, ja uroj festën. Shëndet e mbarësi