Berat Rukiqi, anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se ky subjekt politik e cilëson miqësinë me SHBA-të si të përhershme.
Ai në “Pressing” të T7, kritikoi Qeverinë për qasjen ndaj SHBA-ve, sidomos për çështjen e gazit amerikan.
Rukiqi foli edhe për draftin e Asociacionit, kur tha se Kosova vazhdimisht ka negociuar me SHBA-të e jo me Serbinë.
“Sa herë iu kemi thënë se Kosova duhet me draftu statutin e Asociacionit, dhe këtë me negociu me SHBA-të, kështu ka qenë gjithmonë. Kështu ka qenë në Rambujë, në negociatat e Vjenës, pastaj në pavarësinë e mbikëqyrur. Pala negociuse nuk ka qenë Serbia, por SHBA-ja”, ka thënë ai