Koln ka nisur negociatat me Hoffenheim për sulmuesin në top formë Fisnik Asllani

by Nexhat

Sipas gazetarit të njohur gjerman Florian Plettenberg, FC Koln ka hyrë në bisedime për të nënshkruar me sulmuesin e SV Elversberg, Fisnik Asllani.

Siç është raportuar më parë, Hoffenheim ka siguruar shërbimet e sulmuesit, Tim Lemperle, i cili do t’i bashkohet klubit në verë pasi ka zgjedhur të mos rinovojë marrëveshjen e tij me Koln

banner

Megjithatë, pavarësisht se ka marrëveshje me lojtarin Lemperle, Hoffenheim është në bisedime për të çuar përpara një marrëveshje tjetër, pasi e do sulmuesin gjerman menjëherë këtë muaj.

Megjithatë, kjo do të varej edhe nga Koln që po kërkon të gjejë një zëvendësues për 22-vjeçarin.

Këtu mund të futet në skenë Fisnik Asllani që është në pronësi të Hoffenheim, por në huazim në Elversberg.

Me dhjetë gola dhe katër asistime deri më tani këtë sezon në Bundesligën e 2, kjo sigurisht që do të ishte një marrëveshje pozitive për Kolnin, që mban vendin e parë në Bundesliga 2.

Kjo do ta lejonte Hoffenheimin të nënshkruante menjëherë me Lemperle, nëse Asllani preferon të shkojë në anën tjetër

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy