Kurti në Gjilan: Vazhdojmë krah për krah deri në jetësimin e plotë të potencialit zhvillimor

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se sot ka zhvilluar takim me qytetarët në Gjilan.

Ai u shpreh se me Gjilanin do të vazhdojmë krah për krah, siç tha ai, deri në jetësimin e plotë të potencialit zhvillimor të tij.

banner

“Dje në perëndim në kryeqendrën e Dukagjinit, sot në lindje në kryeqendrën e Anamoravës, në Gjilan. Ditë për ditë, cep më cep. Nga zotimet para qytetarëve, te progresi për qytetarë në ekonomi e mirëqenie, bujqësi e prodhim, edukim e mbrojtje. Me Gjilanin do të vazhdojmë krah për krah deri në jetësimin e plotë të potencialit zhvillimor të tij, deri në përmbushjen e zotimeve tona për të, e pastaj edhe më tej”.

“Prej Sallës Koncertale të Shkollës së Muzikës, ku ishim sonte, ju ftoj të na bashkoheni përsëri në Gjilan në tubimin e fushatës më 18 janar në Sallën e Sporteve, “Bashkim Selishta” – në të cilën punimet për rinovim të tërësishëm do të fillojnë këtë vit pas nënshkrimit të kontratës në vlerë prej rreth 2.7 milionë euro nga kryetari Alban Hyseni në fund të vitit 2024”, ka shkruar Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy