Lamberto Zanieri / Veprimet e ashpra të Kosovës në veri nuk zgjidhin asgjë, duhet angazhim në gjetjen e një marrëveshjeje

by engel

“Autoritetet e Kosovës duhet të përfshihen më shumë në gjetjen e një marrëveshjeje me Serbinë që do të ishte e pranueshme edhe për Beogradin” – keshtu tha ish-sekretari i përgjithshëm i OSBE, Lamberto Zanieri, duke shtuar megjithatë se ai vetë është i vetëdijshëm për vështirësitë dhe ndjeshmëritë e Serbisë për këtë temë.

“Është një rrugë e vështirë, por është gjithashtu e vetmja rrugë”, ka thënë Zanijer në një intervistë për portalin Novosti

banner

Duke folur per pritshmeriteë ne Ballkanin Perendimor pas zgjedhjes se Donald Trump president ne SHBA, ai tha se nuk pret ndonjë iniciativë të madhe persa i përket Kosovës

“Do të jem i lumtur nëse do të jetë ndryshe, por shoh se nuk ka lëvizje. Unë nuk i ndjek me shumë vëmendje negociatat aktuale mes Beogradit dhe Prishtines, por jam i zhgënjyer me ritmin e ngadaltë. Njëra është se BE-ja është ende e ndarë, me vende që nuk e njohin Kosovën. E dyta është se tema e zgjerimit të BE-së është e përfshirë në problematika të shumta, kështu që dinamika nuk është aq pozitive sa ishte dhjetë vjet më parë” – deklaroi Zanieri

I pyetur nese roli i BE-së po ndryshonte në Kosovë dhe a është anëtarësimi në Union ende një nxitje e besueshme për reforma në Kosovë dhe në rajon, ish-sekretari i përgjithshëm i OSBE tha se tani po shohim veprime të fuqishme të qeverisë së Kosovës në terren dhe përpjekje për të detyruar ata që i rezistojnë zbatimit të ligjit në pjesë të caktuara të Kosoves.

“Kjo nuk zgjidh asgjë. Kosova duhet të investohet më shumë në angazhimin me Serbinë dhe përfundimisht në gjetjen e një marrëveshjeje që do të ishte e pranueshme edhe për Serbinë, edhe pse unë jam i vetëdijshëm për vështirësitë dhe ndjeshmërinë e Serbisë në këtë temë. Kjo eshte një rrugë e vështirë, por e vetmja rrugë” – theksoi Lamberto Zanieri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy