Lushaku-Sadriu: Nxënësit e shkollës Dardania nuk kanë nevojë më të mbajnë mësimin në ndërrimin e tretë

by Nexhat

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës njëherit kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka dhënë një lajm për nxënësit e shkollës “Dardania” në kryeqytet.

Lushaku-Sadriu ka njoftuar se nxënësit e kësaj shkolle nuk do t’i kenë më tri ndërrime, por vetëm dy, kësisoj ka marrë fund edhe malltretimi i prindërve.

banner

Ajo ka njoftuar se janë renovuar klasët dhe shkolla tashmë ka marrë pamjen e shkollave evropiane.

“Nga tri në dy ndërrime, nxënësit e shkollës Dardania përfundimisht nuk kanë nevojë më të mbajnë mësimin në ndërrimin e tretë. Mbrëmjet e vona, malltretimet e prindërve kanë marrë fund, tani nxënësit kanë mundësi që të zhvillojnë procesin mësimor në klasa tërësisht të renovuara dhe në një shkollë moderne që i ngjason shkollave evropiane. Jam shumë e lumtur për këtë ndryshim.” – ka thënë Lushaku-Sadriu.

Në fund, drejtoresha e Arsimit ka uruar nxënësit për gjysmëvjetorin e dytë.

“Të gjithë fëmijëve të kryeqytetit ua uroi fillimin e mbarë të gjysëmvjetorit të dytë!” – ka thënë ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy