Maqedonci në Shqipëri: Bashkë për një ushtri më të përgatitur dhe më të fortë

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po qëndron në Shqipëri me ftesë të homologut të tij, Pirro Vengu.

Ai ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të kursantëve të Kursit Komando, zhvilluar në Regjimentin e Operacioneve Speciale në Zallher.

banner

“Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, z. Pirro Vengu, sot kisha nderin që të marr pjesë në ceremoninë e betimit të kursantëve të Kursit Komando, zhvilluar në Regjimentin e Operacioneve Speciale në Zallher”, ka shkruar ministri, transmeton Telegrafi.

Maqedonci shton tutje se “Ushtarakët nga Kosova pas përfundimit me sukses të këtij kursi tejet sfidues, do të kenë mundësinë që njohuritë e shkathtësitë e fituara t’i vënë në funksion të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mbrojtjes së vendit”

“Bashkë për një ushtri më të përgatitur dhe më të fortë”, theksoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy