Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pasi që ky i fundit mori pjesë të hënën në ceremoninë e nënshkrimit të 220 kontratave të punëtorëve të rinj në KEK.
Në një postim në Facebook, Çitaku ka shkruar se: “Lëvizja VV dhe A.K. paskan organizuar një ceremoni publike, me synimin e promovimit të punësimit të disa punëtorëve të rinj në Korporatën e Martinit dhe Nagipi”.
Sipas sekretares së PDK-së, kjo përpjekje për vetëlavdërim nuk është gjë tjetër veçse një farsë e mjerë
“Është ironike që pikërisht VV dhe A.K., që kanë sabotuar çdo projekt zhvillimor në fushën e energjetikës, po tentojnë të promovojnë një “arritje” të tillë. Të nejtit kanë luftuar ashpër, dhe jo rrallë edhe dhunshëm, kundër projekteve që do të siguronin pavarësinë energjetike të Kosovës., duke filluar nga Kosova e Re, e deri tek gazsjellësi i sponzorizuar nga SHBA-të. Projekte që, po të ishin realizuar, sot do të garantonin siguri energjetike dhe çmime më të ulëta të energjisë për të gjitha familjet e Kosovës”, ka shkruar ajo
Tutje, ajo shton se “mos realizimi i këtyre projekteve, e ka bërë Kosovën të varur nga pazaret e matrapazëve si Nagipi e Martin”.
“Ajo që don kjo kastë udhëheqëse është qytetarin e dorëzuar e të nënshtruar, që pranon lëmoshën si sukses. Kosova nuk dorëzohet. Kosova meriton dhe mundet shumë më mirë”