Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është ftuar nga trajneri i Mallorcas, Jagoba Arraraste për turneun e Superkupës së Spanjës që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.
Muriqi është përfshirë në listën prej 25 lojtarëve të ftuar për këtë turne që do të mbahet nga data 9 deri më 12 janar kur do të zhvillohet finalja e madhe.
Në këtë turne do të paraqiten katër skuadra, ku krahas Mallorcas do të marrin pjesë edhe Real Madridi, Barcelona e Athletic Bilbao.
Ndeshja e parë e Superkupës së Spanjës, do të jetë ajo ndërmjet Real Madridit dhe Mallorcas, që do të luhet të enjten prej orës 20:00. Muriqi, pritet të jetë startues te Mallorca dhe ti prijë sulmit të ekipit në tentim për ta mposhtur Real Madridin dhe siguruar kualifikimin në finale.
Sulmuesi 30-vjeçar këtë sezon ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 2 asistime në 14 ndeshje kampionale, dhe pritet të jetë rreziku kryesor për portën e Realit.
Gjysmëfinalja tjetër, është ajo ndërmjet Bilbaos dhe Barcelonës, ndeshje kjo që luhet të enjten prej orës 20:00.
Finalja e Superkupës së Spanjës, do të luhet të dielën, përballje kjo në të cilën do të përballen fituesit e dy gjysmëfinaleve prej orës 20:00.