Trajneri Arne Slot ka mbajtur derën e hapur për Liverpoolin për të nënshkruar potencialisht ndonjë lojtarë këtë afat kalimtar të janarit.
Me ardhjen e janarit kanë filluar edhe thashethemet e shumta rreth klubeve të ndryshme për transferime të ndryshme të lojtarëve.
Indiferent nuk mbetet as skuadra e Liverpoolit, për të cilën është përgjigjur trajneri Slot, kur u pyet për planet e tij për këtë muaj.
“Do të ishte pak e çuditshme nëse do t’ju thoja diçka ndryshe nga sa jemi të kënaqur me ekipin”, ka thënë fillimisht Slot.
“Por ne gjithmonë shikojmë tregun. Nëse ka mundësi, ky klub gjithmonë sjell diçka”.
“Dëmtimi i Joe Gomez do të thotë që ne shkojmë nga katër qendërmbrojtës në tre”.
“Jam shumë i lumtur me ekipin dhe ky është besimi nga klubi”, përfundoi trajneri i Reds