Trajneri portugez, Jose Mourinho nuk u përmbajt në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Hataysporit (2-1) dhe sërish u shpreh i pakënaqur për situatën në ligën turke, duke thënë se në ndeshjet atje ka shumë skandale.
Komentet e Mourinhos pasuan polemikën në ndeshjen e së shtunës, në të cilën liderët e ligës dhe kampionët në fuqi Galatasaray mundën Göztepe me rezultat 2-1
Dyshohet se vendimet e kontestuara në ndeshje kanë shkuar në favor të Galatasarayt, kështu që pas ndeshjes në Goztepe, ata kanë publikuar një deklaratë të detajuar ku kritikojnë gjyqtarët n dhe kanë bërë thirrje që të futen menjëherë gjyqtarët e huaj.
“E vetmja gjë që mund të them është se në 25 vite si trajner nuk kam parë diçka të tillë. Ky është një dimension që shkon përtej gjithçkaje që është e kuptueshme”, ka thënë fillimisht Mouriho.
“Nuk mendoj se kjo është një situatë në të cilën një klub, një luftëtar, do të shkatërrojë një sistem që është jashtëzakonisht i fortë dhe funksionon. Dje të gjithë thoshin të njëjtën gjë – skandal, skandal, skandal… Mësova një fjalë të re”.
“Skandal, skandal, skandal, por unë mendoj se disa prej jush e pëlqejnë. Në këtë vend e pëlqejnë shumë. Edhe fituesve u pëlqen, që është më e keqja, sepse të fitosh me çdo kusht dhe në këtë mënyrë është më e keqja”
“Nuk kemi asgjë për të thënë për përkushtimin për sa i përket besimit dhe ndjenjës se diçka është toksike, natyrisht, dhe mendoj se edhe kundërshtarët e ndiejnë atë?”, përfundoi trajneri i Fenerbahces.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që portugezi sulmon gjyqtarët në Turqi, pasi që në nëntor ai kritikoi ata dhe tha se ekipi i tij po lufton kundër sistemit