OKB publikon raportin alarmant: Irani ka ekzekutuar të paktën 901 persona në vitin 2024

by informim peje

Të paktën 901 persona u ekzekutuan në Iran në vitin 2024, duke përfshirë rreth 40 gjatë muajit dhjetor, deklaroi Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.

“Është shumë shqetësuese që numri i njerëzve që dënohen me vdekje në Iran po rritet nga viti në vit. Ka ardhur koha që Irani t’i japë fund kësaj vale ekzekutimesh”, u shpreh Turk. Të paktën 853 persona u ekzekutuan në Iran në vitin 2023, sipas Komisionerit të Lartë.

banner

Gjatë një konference për shtyp, Zëvendës Përfaqësuesja e Komisionit të Lartë, Liz Throssell, shpjegoi se këto shifra vijnë nga “organizata të ndryshme të të drejtave të njeriut të cilat ne i konsiderojmë të besueshme: HRANA, Hengaë dhe Irani Human Rights”.

Sipas deklaratës, shumica e ekzekutimeve në vitin 2024 përfshinin njerëz të dënuar për vepra të lidhura me drogën, por edhe qytetarë që morën pjesë në protestat gjatë viteve 2022-2023.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy