Rama: Në Mars Shqipëria prezantohet si fytyra e panairit më të madh në botë për turizmin

by Nexhat

Tabloidi gjerman “Bild” e ka renditur Shqipërinë, në krye të destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti. Ndërsa ka ndarë artikullin Kryeministri Edi Rama e quan superpromovim ndërkombëtar mediatik.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama shton se po përgatitemi që gjatë muajit Mars të prezantohemi si fytyra e ITB Berlin 2025, panairit më të madh në botë për turizimin.

banner

“Superpromovim ndërkombëtar mediatik nga tabloidi gjerman “Bild” që na rendit në krye të listës së destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti. 356 mijë vizitorë nga Gjermania kanë udhëtuar drejt Shqipërisë deri në Nëntor, ndërsa po përgatitemi që gjatë muajit Mars të prezantohemi si fytyra e ITB Berlin 2025, panairit më të madh në botë për turizmin”, shkruan Kryeministri Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy