Real Madrid thuhet se ka rritur interesin e tyre për mesfushorin e Atalantas, Ederson, i cili gjithashtu ka qenë një objektiv i Manchester United muajt e fundit.
Sipas raportimeve nga Calciomercato.com, skautët nga Madridi kanë qenë për të parë Ederson në shumë raste këtë sezon, dhe kuptohet se ata janë më të interesuarit.
Por klubi mbretëror ka rivalë shumë të fortë që e duan brazilian me klube si Man United, PSG, Manchester City dhe Juventus që janë rreshtuar pas tij.
Ederson është përballur dy herë këtë sezon me Real Madridin dhe ka përfunduar me humbje në të dyja rastet.
Pavarësisht kësaj, braziliani fitoi vlerësime të mira për paraqitjet e tij si në Superkupën e Evropës dhe po ashtu edhe në takimin e Ligës së Kampionëve mes dy palëve në dhjetor.
Sipas raportimeve, Atalanta do të ketë dëgjojë vetëm oferta mbi vlerën 60 milionë euro për Ederson, i cili aktualisht është i lidhur me La Dea me një kontratë që zgjat deri në verën e vitit 2027
Calciomercato.com sugjeron se braziliani mund të të bëhet ‘Casemiro i ri’ te Real Madridit nëse një marrëveshje arrihet