Tottenham Hotspur zgjat kontratën e Heung-min Son

by Nexhat

Tottenham Hotspur ka aktivizuar opsionin për të zgjatur kontratën e Heung-min Son deri në vitin 2026, ka konfirmuar klubi me anë të një deklarate zyrtare.

Son, i cili nënshkroi një kontratë afatgjatë në vitin 2021, duhej të shihte që kontrata e tij të skadonte në fund të sezonit.

banner

Megjithatë, ai do të qëndrojë te Spurs edhe për një vit, por në moshën 32-vjeçare, mbetet për t’u parë nëse ata do t’i japin një kontratë të re.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se kemi ushtruar opsionin për të zgjatur kontratën e Heung-Min Son , e cila tani do të zgjasë deri në verën e vitit 2026”, thuhet në njoftim

Sulmuesi i Koresë së Jugut mbetet një pjesë jetike e Spurs, duke shënuar pesë gola dhe duke asistuar gjashtë të tjerë në 17 ndeshje të Ligës Premier këtë sezon.

Ndryshe, Son po e luan sezonin e dhjetë me londinezët, ku ka zhvilluar 431 ndeshje duke shënuar 169 gola dhe duke dhuruar 90 asistime.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy