U përfol si emër i mundshëm për emisar në Dialog, por media finlandeze zbulon se Haavisto po synon pozitë të lartë në OKB

by Nexhat

Ish-kryediplomati finlandez, Pekka Haavisto, ndonëse është përfolur si emër i mundshëm për të zëvëndësuar emisarin sllovak, Miroslav Lajcak, në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, gazeta finlandeze “Ilta Sanomat”, zbulon as ai është në proces për të marrë një pozitë të rëndësishme në Kombet e Bashkuara e që lidhet me Lindjen e Mesme,.

Siç shkruan gazeta “IS”, Finlanda i ka kërkuar Izraelit përkrahjen për emërimin e Haavisto në pozitën e koordinatorit special i procesit të Paqes të OKB-së në Lindjen e Mesme, meqë shteti izarelit ka dalë kundër.

banner

“Të martën, u bë e qartë se emërimi i deputetit Haavisto si koordinator special i procesit të paqes të OKB-së në Lindjen e Mesme është rrezikuar në fazat përfundimtare për shkak të kundërshtimit të Izraelit”, shkruan sot gazeta finlandeze “IS.fi”, raporton Gazeta Express.

Gazeta finlandeze tutje shtom se një burim i njohur me Çështjet e OKB-së thotë se shanset e Haavisto-s për t’u zgjedhur do të dobësohen, veçanërisht nëse udhëheqësit izraelitë kanë deklaruar hapur se nuk e mbështesin Haavisto-n për këtë pozicion.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së e merr vendimin e tij në mënyrë të pavarur për emërimin në këtë pozitë, por në këtë lloj emërimi zakonisht merren parasysh pikëpamjet e palëve.

MPJ e Finlandës sot në një përgjigje për Gazeta Express lidhur me atë nëse Pekka Haavisto e Kai Sauer kanë aplikuar për emisar në Bruksel e nëse janë duke i përkrahur, kanë konfirmuar se Finlanda s’ka paraqitur asnjë kandidatur për pozitën e emisarit special të BE për dialogun Kosovë-Serbi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy