Jean-Marie Le Pen, themeluesi i partisë së ekstremit të djathtë francez Fronti Kombëtar, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.
Le Pen tronditi establishmentin politik francez kur papritur arriti në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale kundër Jacques Chirac në 2002,
Dhe pavarësisht humbjes, ai “rishkruajti parametrat e politikës franceze” në një karrierë që përfshin katër dekada, duke shfrytëzuar pakënaqësinë e votuesve për emigracionin dhe sigurinë e punës – duke paralajmëruar ngritjen e vetë presidentit të zgjedhur Donald Trump në disa mënyra.
Pasi drejtoi Frontin e atëhershëm Kombëtar nga viti 1972 deri në 2011, ai u pasua si shef partie nga vajza e tij, Marine Le Pen.
Që atëherë ajo ka kandiduar tre herë për presidencën dhe e ktheu partinë, tashmë të quajtur Tubimi Kombëtar, në një nga forcat kryesore politike të vendit
I lindur në vitin 1928, Le Pen ishte një figurë polarizuese e njohur për retorikën e tij të zjarrtë kundër imigrimit dhe multikulturalizmit që i solli atij mbështetës por edhe kritika të mëdha.