Pasi ishte bërë e ditur se Juventusi kishte interesim për dyshen e mbrojtjes të Barcelonës, Ronald Araujo dhe Andreas Christensen, për klubin italian tashmë ka lajme të mira.
Mbrojtësi uruguajan i Barçës ka bërë të ditur se është i hapur për një lëvizje nga Katalonia.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, i cili medium fillimisht kishte nisur thashethemet se “Zonja e Vjetër” është e interesuar për mbrojtësin, ky i fundit ka konfirmuar se është i gatshëm për një kalim në Serie A, nëse Juventusi mund të arrijë një marrëveshje.
Juventusi është i interesuar më shumë për një huazim me të obligim të blerjes në fund të sezonit, mirëpo kanë edhe një pengesë të madhe tjetër.
“Bardhezinjtëve” u duhet që ta bindin Barcelonën për ta lënë të largohet Araujon, me klubin blaugranas që nuk ka planifikuar për largime të mëdha nga skuadra për afatin kalimtar të janarit.
Paqartësitë dhe pakënaqësitë vijnë nga bisedimet për vazhdimin e kontratës së Araujos.
Derisa ka optimizëm te Barcelona se mund të arrijnë një marrëveshje të re në muajt në vazhdim, klubit spanjoll i duhet t’i ofrojë atij një pagë të majme për të qëndruar.
Në të kundërtën, klubi do ta shesë uruguajanin para se kontrata aktuale t’i përfundojë në këtë verë