220 punësime në KEK, Bajrami: Kurti ushtroi detyrën e drejtorit dhe të burimeve njerëzore, keqpërdorim e shkelje ligji

by informim peje

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke komentuar punësimet e 220 punëtorëve të rinj në KEK dhe pjesëmarrjen e kryeministri Albin Kurti në këtë ceremoni ku shpërndau kartelat për ata, tha se kjo është keqpërdorim i ndërmarrjeve publike për blerje votash dhe tha se kjo përbën edhe shkelje ligjore.

Bajrami tha se këto punësime u prezantuan si si “në funksion të mihjes dhe prodhimit të qymyrit”, por, sipas saj, ishte një përpjekje e pastër për të fituar mbështetje elektorale me metoda të paligjshme.

banner

“Ligji për Ndërmarrje Publike, thotë se nuk mund të bëhesh drejtor në ndërmarrje publike nëse në 36 muajt e fundit ke mbajtur ndonjë post politik. Ndërsa, Albin Kurti, duke qenë kryeministër i vendit, për një çast jo vetëm që ushtroi pozitën e drejtorit të KEK-ut, por edhe atë të drejtorit të burimeve njerëzore. Kjo është shkelje ligjore – ky është keqpërdorim i ndërmarrjeve publike për blerje votash. Para dy ditësh në KEK, Kurti shpërndau 220 kontrata punësimi, duke e shndërruar një ndërmarrje publike në instrument të fushatës së tij zgjedhore. Këto punësime, të maskuara si “në funksion të mihjes dhe prodhimit të qymyrit” siç e tha ai vetë, janë asgjë më shumë se një përpjekje e pastër për të fituar mbështetje elektorale me metoda të paligjshme – komplet të paligjshme”.

Bajrami më pas akuzoi Kurtin edhe për “një tjetër mashtrim” edhe për një paralajmërim për hapje konkursi në SHSKUK.

“Dhe manipulimi vazhdon! Drejtori i SHSKUK-së, para katër ditësh paralajmëroi hapjen e një konkursi për 370 pozita që kanë qenë të mbajtura nga ushtrues detyre për më shumë se 10 vite. Pyetja është: Pse këto pozita u ruajtën për kaq gjatë dhe po shpallen pikërisht tani, në prag të zgjedhjeve?”.

“Është e qartë se ky konkurs nuk ka për qëllim reformimin e sistemit shëndetësor, por është një tjetër mashtrim dhe manipulim elektoral. Gjithashtu, është e kuptueshme që edhe sikur konkursi të hapet sot, si proces nuk do të përfundojë para datës 9 shkurt. Pra, është manipulim dhe maltretim i qytetarëve për të ju marrë votën”.

Bajrami tha se mbështetja për Kurtin ka rënë, prandaj ai “po përdor çdo mjet” për të shpëtuar veten në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Albin Kurti ka një hall të madh, ai po e di mirë që mbështetja për të ka rënë. Në mungesë të rezultateve konkrete për qeverisjen e tij katërvjeçare “krejt dhe drejt” tani po përdor çdo mjet për të shpëtuar veten. Por koha e fushatave me manipulime dhe premtime boshe po merr fund, 9 shkurti është afër. Ndryshimi po vjen”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy