Agon Maliqi: T’i bojkotosh mediat si pushtet pasi frekunentove në to si opozitë tregon për tipare totalitare

by Nexhat

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që të bojkotojë tri debatet kryesore televizive, Pressing (T7), Rubikon (Klan Kosova) dhe Debat Plus(Dukagjini).

Për këto bojkote, Agon Maliqi, analist, ka thënë se mediat në Kosovë janë në anën e demokracisë.

banner

E për pushtetin thotë se kur ishte në opozitë ishte e pranishme në këto media, e tash si pushtet i bojkoton ato.

Sipas Maliqit kjo qartazi tregon për tiptare totalitare të pushtetit.

“Televizionet tona kanë mangësi, por ato janë arenë e demokracisë sonë … e tillë çfarë është: e papërkryer. Ishin po këto televizione me po këta pronarë që e katapultuan Kurtin në pushtet dhe nuk ia kursyen kritikat pushteteve të mëparshme. T’i bojkotosh sot debatet televizive dhe përballjen me kritikën ndaj qeverisjes, pasi ke pasur terren krejt të lirë në këto media si opozitar, kjo dëshmon se je jo vetëm arrogant dhe përbuzës ndaj votuesve, por je qartazi edhe i thellësisht i pasigurt dhe me tipare totalitare”, ka shkruar Maliqi në Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy