KQZ sot miraton fletëvotimin, nesër nis votimi jashtë Kosovës

by informim peje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot ku do ta miratojë edhe fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kështu ka bërë të ditur për zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se ky komision do të shqyrtojë dhe miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për këto zgjedhje.

banner

Tutje ai tha se më 9 janar pritet të fillojë votimi për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës.

“Mund t’iu konfirmoj se pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, më 8 janar, KQZ do të shqyrtojë dhe miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Pasi KQZ të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës. Gjithashtu, miratimi i fletëvotimit mund t’iu shërbejë edhe subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore, e cila fillon zyrtarisht më 11 janar”, ka deklaruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy