Besa Kabashi-Ramaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), vlerësoi se Kryeministri Kurti ka dështu “me performancë” në të gjithë sektorët.
Sipas saj, Kurti e ka politizuar edhe ushtrinë e policinë.
“Sektori i sigurisë, mbrojtjes kombëtare nuk guxon asnjëherë me u politizu sepse duhet me qene agjendë kombëtare-shtetërore. Nuk e ka kursy kryeministri aktual as ushtrinë, as policinë prej politizimeve dhe kjo ka shku në dëm të vendit”, tha Kabashi-Ramaj në Pressing.
“Nuk e ka kursy as politizimin e veriut, as të marrëdhënieve me partnerët tonë për konsum të brendshëm e tash pe shohim sa dëm ka krijuar tek qytetarët”, u shpreh ajo.