40
Tashmë është vendosur vendi se ku Kosova do të luajë ndeshjen me Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve.
“Dardanët” do të luajnë në Murcia të Spanjës, në stadiumin “Estadio Nueva Condomina”, pasi stadiumi ku Islanda i luan ndeshjet është në rinovim
Stadiumi që shfrytëzohet nga skuadra Real Murcia ka kapacitet prej 31 mijë ulësesh.
Ndeshja Islandë – Kosovë do të zhvillohet më 23 mars.
Kjo ndeshje, do të jetë kthyese, pasi që ndeshja e parë zhvillohet në Prishtinë më 20 mars
Fituesi pas dy ndeshjeve do të inkuadrohet në Ligën B të Ligës së Kombeve.